Anëtarja e Partisë Demokratike, Violeta Geci e cila u bë e njohur për konfrontimin verbal dhe fizik me aktivisten e republikanëve të SHBA, Evi Kokalari, ka reaguar pas lajmit të largimit të kësaj të fundit.
Geci u përball me Kokalarin gjatë një vizite të Forumit të Gruas në selinë e PD-së, ku midis zonjave nuk munguan dhe tonet e larta, ofendimet dhe të shtyrat.
Në mesazhin e saj, përkrahësja e Lulzim Bashës akuzon Evi Kokalarin se po largohet pasi s’ka më “me çfarë të mbushë xhepat”, pasi foltoret e Sali Berishës morën fund.
“Rrugë të mbarë Evis! Po ikën siç erdhe, pa ftuar dhe pa lavdi. Erdhe si emigrante me ambicie për të shkatërruar Partinë Demokratike bashkë me Sali Berishën, por po ikën bashke me Sali Berishën duke na lenë me në fund të qetë ta ringremë partinë.
Ti Evis që frymëzove dhunë dhe bëre thirrje për gjak vetë shihje shfaqjen si vriteshin demokratët me njëri-tjetrin dhe mbushje xhepin me dollarët e foltores. Tani që e pe që s’ka me foltore dhe Saliu iku nga politika po ikën dhe ti. Turp për ty moj Evis që guxove hyre në partinë tonë dhe e bëre pis me arrogancën tënde.
Tani ik shih punët e tua dhe bëj llaxoren nëpër fb. Se kaq ke dit të besh që ditën e parë. Ata që të përdoren tani të flakën si limon të shtrydhur. Siç kanë bërë me mijëra të tjerë para teje. Rrugë të mbarë Evisi”, thekson aktivistja e PD.
