143 vite më parë, më 14 mars 1880 lindi në Elbasan arsimtari dhe gjuhëtari, Aleksandër Xhuvani. Mësimet para i mori në vendlindje, ndërsa për të ndjekur shkollën mesme do të zhvendosej në Vilajetin e Manastirit.
Përgjatë vjetëve 1903-1906, kreu studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Athinës. Më pas, iu drejtua Italisë dhe u vendos në Shën Mitër, Koronë, ku nisi të japë mësime të gjuhës shqipe.
Xhuvani mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe u caktua mësues dhe drejtues i Normales. Asokohe, iu përvesh punës për hartimin e tekstit shkollor të gramatikës shqipe.
Krahas veprimtarisë në arsim përmes mësimëdhënies, që e quante si “më të lartin e më fisnikun e arteve”, Xhuvani ushtroi në dhjetor 1921 edhe detyrën e ministrit të Arsimit.
