Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar pasi kryedemokrati Basha tha se merret me lapsuset e kundërshtarit dhe jo të bëjë detyrën. Për Ramën nuk është lapsus por komedi.
“Nuk është lapsus po trendi kur vjen puna te aritmetika, shifrat, numrat e pikat aty pastaj jemi në kushtet e komedisë jo në kushtet e bisedës serioze. Kështu që kaq, s’kam parë asgjë”, tha Rama duke këmbëngulur se nuk e ka parë sërish planin prej 5 pikash.
Ndërsa për vendosjen me detyrim të maskave prej të enjtes, Rama tha se gjoba nuk duhet të jetë motiv për të mbajtur maskën, por “është që të shmangim larg qoftë një mbyllje tjetër që do të ishte mos qoftë kurrë shumë e rëndë për të gjithë”.
