Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përlotet zv.ministri italian kur zbulon lidhjen me dy mjekët shqiptarë: Nuk do t’jua harrojmë

11:11 / April 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
doktori italian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse ndodhet vetë në emergjencë, Shqipëria ndihmoi Italinë fqinje duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar kundër COVID0-19. Stafi mjekësor shqiptar kanë nisur nga puna në spitalin e Brescias pas një trajnimi të shkurtër ditën e parë duke u vendosur në zonën e urgjencës, të terapisë intensive ashtu sikundër edhe infermierët. Dy prej tyre kanë qenë studentë të zëvendësministrit italian të Shëndetësisë, i cili është me profesion mjek dhe ka dhënë mësim në Tiranë.

Emocionet që përjetoi në aeroport ku pa që mes bluzave të bardha ishin edhe dy studentët e tij, i përshkroi me këto fjalë: “Teksa e them më lotojnë sytë dhe besoj nuk ka fjalë për një gjest të tillë”.

Pierpaolo Sileri, i cili priti në aeroport mjekët shqiptarë së bashku me ministrin e jashtëm Luigi di Maio, në një transmetim direkt me Skype me ministren shqiptare të Shëndetësisë në një emision në Itali, iu drejtua me fjalët “Faleminderit Ogerta, nuk do t’jua harrojmë”.

Mirënjohjen ndaj kësaj ndihmë në momentet më të vështira që Italia po kalon e gjunjëzuar ndaj koronavirusit, zv.ministri tha se do ia shpërblejë Shqipërisë sonë të vogël. “Ajo që mund të them është se mund të mbështeteni tek ne nëse keni nevojë. Ashtu si ne jemi mbështetur ne tek ju. E njoh popullin shqiptar sepse kam dhënë mësim atje për shumë vite dhe kam parë të rinjtë që studionin Mjekësi dhe sinqerisht për mua janë vëllezër, janë evropianë janë italiane ashtu si unë jam shqiptar”, tha zv.ministri i Shëndetësisë italiane.

Ai vlerësoi edhe frazën “nuk jemi të pasur por kemi një kujtesë të mirë”.

“Fjalët e kryeministrit Edi Rama ishin prekësë besoj se ishin fjalët më të bukura që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time”, tha Sileri.

Edhe moderatori italian e kishte një koment për fjalët e kryeministrit shqiptar që bënë jehonë në mediat italiane. “Janë fjalë që do të skaliten në librat e historisë që do të lexojnë edhe fëmijët tanë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.