Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Përmbytjet në Gjermani/ Konfirmohet vdekja e dy kosovarëve

16:28 / July 20, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Permbytjet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në përmbytjet në Gjermani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë. Po ashtu, ka vdekur edhe një tjetër, njëri prind i të cilit është shtetas i Kosovës.

“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare, si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës, përderisa viktima mban shtetësinë gjermane”, thuhet në deklaratën e MPJD-së.

Gjermania, javën e kaluar, është përfshirë nga përmbytje masive. Mbi 160 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mbi 150 mbeten të zhdukur.

Dy landet më të prekura nga përmbytjet janë: Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi të martën zonat e përmbytura në landin Nordrajn Vesthalen, ku premtoi ndihmë emergjente për njerëzit e prekur.

“Do të bëhen të gjitha përpjekjet që paratë të arrijnë shpejt te njerëzit. Shpresoj që kjo të realizohet brenda ditësh”, tha Merkel.

Kancelarja ka vizituar ditë më parë edhe zonat e prekura në Rajnland Falc.

gjermani përmbytjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese në internet

09:18 / November 10, 2026

Macronët padisin gazetaren në SHBA për shpifje: Pretendoi se Brigitte ka lindur burrë

21:59 / November 9, 2026

SHBA/ Kongresmeni republikan paraqet një mocion për të shkarkuar Hegseth: Lufta kundër Iranit nuk pati miratimin e Kongresit

21:18 / November 9, 2026

Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, në listë 38 organizata dhe 24 individë

16:13 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.