Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përmbytjet, Peleshi në Durrës: FA janë në terren, por duhen nxjerrë mësime

12:48 / January 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peleshi permbytje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lumi Erzen është tërhequr në shtratin e tij, por shumë shtëpi mbeten ende nën ujë në njësinë administrative Katund i Ri në bashkinë e Durrësit.

Për të parë situatën nga afër, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte vetë në zonën e përmbytur ku shoqërohej nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako.

Ministri Peleshi bisedoi me banorët për situatën e krijuar dhe përgjegjësitë që duhet të marrë gjithësecili që këto ngjarje të mos përsëriten më. Zoti ministër takoi edhe efektivët e Forcave të Armatosura, të cilët prej 3 ditësh kanë ndihmuar në evakuimin e disa familjeve dhe transportin e tyre.

Ministri i Mbrojtjes konstatoi përmirësimin e situatës, siguroi gatishmërinë e FA dhe vuri theksin te mësimet që duhen nxjerrë me qëllim që reshjet e dendura dhe dalja nga shtrati i lumit Erzen të kenë sa më pak pasoja. “Le të themi e kemi kaluar pikun, situata sot është duke u përmirësuar, reshjet kanë mbaruar, uji po tërhiqet por ka ende familje nën ujë. Unë dua të falenderoj forcat tona të ushtrisë që kanë qenë në gatishmëri që ditën e parë, kanë evakuuar disa familje që janë strehuar në Konvalishencë, një pjesë tjetër te familjarët e tyre, një pjesë që nuk kanë pranuar të dalin, por që nuk kanë qenë në rrezik sepse kur ka rrezik pranon apo nuk pranon familja evakuimi është i detyruar. Do vazhdojmë të jemi këtu në gatishmëri ndonëse pritet që dy ditët në vazhdim pritet të ketë mot të mirë. Jemi të pajisur, kemi mjete kalueshmërie të lartë, kemi mjete të vogla lundruese, gjeneratorë dhe gjithçka tjetër që nevojitet, forca njerëzore, forcat e ushtrisë. Duhet thënë që kur ka raste të tilla duhet të nxjerrim dhe mësime. Emergjenca kërkon një reagim multiinstitucional dhe të gjithë shoqërisë. Ajo që shohim këtu fillon origjinon nga zënia dhe bllokimi i kanaleve, shkarkimeve nga dinamika informale e ndërtimeve në vite të cilës tani nuk i kthehemi më dot pas. Madje e kemi përballur me shumë guxim me legalizime, këtu procesi legalizimeve ka ecur mirë ama bashkë me legalizimin duhet të kemi vëmendje ndaj urbanizimit. Ne marrim detyra tona, komuniteti duhet të marrë detyrat e veta, kemi patur edhe debate me disa banorë, nuk mund t’i kërkojmë llogari bashkisë kur kanali shkarkues e bllokon për të bërë një copë rrugë.”- u shpreh ai.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi kërkoi bashkëpunim nga banorët e zonës për të liruar dhe zhbllokuar kanalet e niveleve të treta
Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako falënderoi Forcat e Armatosura për angazhimin në terren dhe njoftoi se me përmirësimin e situatës do të nisë edhe vlerësimi i dëmeve.

Gjatë ditëve të fundit, Forcat e Armatosura kanë evakuuar disa familje në Katundin e Ri, një pjesë prej të cilave janë strehuar në Konvaleshencën e Durrësit. Në Shkodër vijon prej 3 javësh transporti i banorëve të Obotit, ndërkohë që ditën e djeshme janë evakuuar edhe disa krerë bagëti.

Gjithashtu, efektivët e FA me 4 pompa të fuqishme thithëse, po ndihmojnë për shkarkimin e rezervuarit në fshatin Plan të bashkisë Tropojë.

Nga ana tjetër, FA është e angazhuar edhe në shpërndarjen e pakove ushqimore nga Rezervat e Shtetit për banorët e prekur nga përmbytjet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.