Dy viktima brenda pak orësh në qarkun e Gjirokastrës, të cilët janë vetëhedhur nga lartësitë për shkak të kushteve të rënduara psikologjike.
Pas ngjarjes së rëndë në Gjirokastër ku një 40-vjeçare i dha fund jetës një tjetër viktimë është shënuar në lagjen “Partizani” në Përmet.
Sipas policisë në gjendje të rënduar depresive, një 78-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Përmet/ Informacion paraprak.
Rreth orës 10:55, njoftohemi se në lagjen “Partizani”, Përmet shtetasi Xh. M., rreth 78 vjeç, në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
