Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi përndiqte një adoleshnte.
Ngjarja është regjistruar në Bulqizë dhe pas kallëzimit të 18-vjeçares se e përdiqte në mënyrë të përsëritur është vënë në pranga.
NJOFTIMI
Bulqizë/ Përndiqte dhe shantazhonte një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 24 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Përndjekja”.
Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka shantazhuar dhe përndjekur një 18-vjeçare.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
