Policia e Tiranës bën të ditur se është vënë në pranga një 32-vjeçar i cili përndiqte në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ll, 32 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën”, thotë policia.
Sakaq gjithashtu janë arrestuar edhe E. K, 20 vjeç dhe A. Gj, 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua sasi me lëndë narkotike kokainë.
