Një aksident është shënuar në lagjen 15 në Durrës.
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se një automjet me drejtues ende të pa identifikuar ka përplasur me makinë shtetasin A. S., 72 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia është vendosur në kërkim të drejtuesit të mjetit, i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.15 Durrës, një automjet me drejtues të paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin A. S., 72 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për kapjen e tij dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
