Një tjetër aksident ka ndodhur brenda pak minutash në Lezhë.
Raportohet se dy makina janë përplasur në autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës.
Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur 3 të plagosur, 2 prej të cilëve janë vajza.
Njëra nga vajzat e lënduara është dërguar drejt Traumës në Tiranë, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.
