Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën transballkanike në Vlorë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku njëra prej tyre përfundoi mbi rrethrrotullim.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në spitalin rajonal të Vlorës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.