Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në hyrje të Lezhës.
Në aksident u përfshinë dy makina dhe një motor ku mbetën të lënduar tre persona.
Nga përplasja mbetën të lënduar burrë dhe grua të cilët po udhëtonin me motor si dhe një këmbësore tjetër.
Ata u dërguan menjëherë në spitalin e Lezhës për mjekim nga ku mësohet se gruaja është në gjendje të rëndë për jetën.
