Policia e Tiranës bën të ditur se dy makina janë përplasur në kryeqytet në rrugën “5 Maji”. Si pasojë ka mbetur i plagosur një këmbësor, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Të dy drejtuesit e mjeteve sipas informacionit paraprak janë në vendngjarje.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2021, në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.