Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Shkodër-Koplik.
Dy automjete tip “Mercedez Benz” janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin, e për pasojë është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë një person.
Paraprakisht nuk raportohet për persona të tjerë të plagosur.
I plagosuri i cili është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit është drejtuesi i njërit prej mjeteve idëentiteti i të cilit nuk dihet ende.
