Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë urës mbi lumin Drin.
Si pasojë kanë mbetur dy të plagosur rëndë si dhe janë lënduar edhe 4 persona të tjerë që janë dërguar për në spitalin e Lezhës.
Superstrada në të dyja anët u bllokua për rreth 30 minuta.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.