Dy persona janë lënduar këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor. Dy makina janë përplasur në aksin Lezhë-Milot.
Mësohet se një mjet tip Wolsvagen ka humbur kontrollin dhe pasi ka përplasur edhe një tjetër mjet ka dalë nga rruga duke u paplasur me barrierat anësore të një karburanti. Si pasojë janë lënduar dy persona identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë të lënduarit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
