Një aksident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një makinë e llojit ‘Wolkswagen’ ka kaluar me semafor të kuq në zonën e njohur si “Brryli” në kryeqytet dhe kjo gjë ka sjellë përplasjen e tij me një makinë tjetër.
Kjo e fundit është e llojit ‘Mercedez Benz’ dhe udhëtonte në drejtimin e saj, kur makina ngjyrë gri shkoi dhe u përplas me të. Pas përplasjes, mjeti i llojit ‘Wolkswagen’ ka përfunduar thuajse brenda një lokali që ndodhet në kthesë të kësaj rruge.
