Policia e Fierit ka marrë masa për të ruajtur qetësinë për shkak se disa mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur në protestë kundër vizitës së kryedemokratit Lulzim Basha. Siç shihet nga videot e abcnews.al në një kohë ka mbërritur Basha, nga njëra anë është pritur me ovacione nga përkrahësit e tij, kurse në anën tjetër ndodheshin mbështetësit e Berishës me pankarta në duar.
Për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm mes 2 palëve, një numër i konsiderueshëm efektivësh ndodhen pranë protestuesve.
