Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Greqi.
Mediat greke raportojnë se shqiptari drejtonte një makinë teksa është përplasur me një kamion, që drejtohej nga një 53-vjeçar.
Nga ana e Departamentit të Qarkullimit në Serres po kryhen hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit.
