Policia e Tiranës bën të ditur se drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçaren një ditë më parë ka qenë në gjendje të dehur.
“A. G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital”, thotë policia.
Pak më herët babai i të miturës tha se shoferi ishte duke ecur me shpejtësi në një rrugë lagjeje teksa vajza ishte për dore me gjyshen e vet.
