Ajas Sulejmani, 39 vjeç është shoferi i makinës Benz G Class që përplasi te vijat e bardha çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit ndërsa 39 vjeçari është ende në kërkim. Mësohet se ai është emigrant në Gjermani.