Efektivët e Komisariatit nr.6 kanë bërë të mundur arrestimin dhe ndalimin e autorit që aksidentoi efektivin e policisë mëngjesin e sotëm në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.
Shtetasi i arrestuar është Ermal Muçolli, identifikimi i të cilit u bë pas dëshmisë së pronares së mjetit, D. Muçolli. Burime pranë policisë bëjnë me dije se fillimisht efektivi u afrua pranë makinës së Ermal Muçollit, e cila ishte e parkuar gabim për t’i vendosur gjobë.
Mirëpo, Muçolli nuk e ka pranuar këtë veprim të policit dhe pasi kanë debatuar, i ka dhënë gaz makinës, duke dëmtuar në këmbë policin e Patrullës së Përgjithshme.
