Ngjarja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër është shprehur autori i përplasjes qëllimisht të 68-vjeçarin në Mirditë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.
News24 ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike ku Mark Gjeta u përplas për vdekje me makinë nga Mhill Gjeta.
“Ne gjaknxehtësi e siper kam marrë makinen dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”, ka thënë 60-vjeçari Gega.
Ndaj autorit është ngritur akuza e vrasjes më dashje. Ai po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë, e cila do të zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
