Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përplasja 60 minuta para Kuvendit, manovra e PD, si e zuri të papërgatitur Policinë

12:13 / March 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
police
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për 60 minuta, protestuesit u përplasën me Policinë përpara Parlamentit. Në një lëvizje të minutës së fundit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i thirri protestuesit për të marshuar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Parlamentit.

Në fillim u mendua që nuk do të kishte konfrontime. Organizuesit e Protestës vendosën përpara hyrjes së Parlamentit mjetet e fonisë dhe kreu i PD-së po priste instalimin e tyre ku pritej të mbante edhe një fjalë për protestuesit. Por situata doli nga kontrolli, jo vetëm nga PD, por edhe për vetë Policinë.

Disa protestues iu drejtuan hyrjes së Parlamentit, duke thyer edhe traun që pengon hyrjen e makinave. Forcat e Policisë gjatë ditës së djeshme ishin stacionuar të gjitha te godina e Kryeministrisë, ku ishte menduar se do të ishte edhe epiqendra e protestës, duke lënë godinën e Parlamentit me një numër të vogël forcash Policie, gjë që bëri që turma ta shpërthente traun dhe t’i drejtohej godinës. Pas kësaj lëvizjeje, forcat e Rendit përdorën mjetet e tyre logjistike si bomba tymuese dhe gazlotsjellës, gjë e cila frenoi përkohësisht demonstruesit.

4

Oficerët e Policisë që ishin te godina e Parlamentit kërkuan ndihmën e FNSH-së për të përballuar një sulm të mundshëm ndaj godinës. Por dislokimi i tyre nga Kryeministria te Parlamentit hasi vështirësitë e saj. Duke qenë se bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte nën zotërimin e protestuesve dhe kalimi i mjeteve të Policisë mund të konsiderohej si një provokim, FNSH zgjodhi të kalonte nga pedonalja “Murad Toptani”.

Për të parandaluar futjen e forcave të Policisë brenda ambienteve të Parlamentit ku po vijonte përplasja e dytë me forcat e Rendit, Sekretari Organizativ i PDsë, Sahit Dollapi, iu bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë që të uleshin në rrugë, në mënyrë që makinat e FNSH të mos kalonin. Në një situatë të tillë, Policia hapi ujin me solucion kimik ndaj protestuesve për të liruar rrugën dhe për t’i ardhur në ndihmë pjesës tjetër të oficerëve të Policisë, të cilët po goditeshin nga hyrja kryesore e Parlamentit me mjete të forta si gurë, pllaka trotuari etj.

Uji i hedhur nga makinat e Policisë së bashku me gazin lotsjellës bëri që turma të shpërndahej në drejtim të “Ushtarit të Panjohur”, gjë e cila i dha edhe kohë Policisë për t’u stacionuar. Si fillim, forcat e Rendit instaluan edhe sistemin e fonisë për t’i paralajmëruar demonstruesit mbi pasojat që do të kishin nëse do të vijonin ushtrimin e dhunës ndaj tyre dhe ndaj Parlamentit. Protestuesit, nga ana e tyre, mësuan përsëri në drejtim të Parlamentit, por thirrja e Policisë ishte e kategorisë së katërt, e cila bën fjalë për ndërhyrjen e tyre në shpërndarjen e protestës.

kuvendi perplasja policiam tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.