Deputeti demokrat Tritan Shehu ka folur për përplasjen në seancën parlamentare të ditës së enjte mes tij dhe Edmond Spahos me Gament Bardhin.
Shehu tha se këto përplasje nuk kanë lidhje me PD-në, por janë deklarata që vijnë nga njerëz që duan të krijojnë tymnaja. Ai tha gjithashtu se nëse Bardhi ka fakte, duhet t’i depozitojë ato në prokurori, në të kundërt duhet thirrur si i pandehur pasi po fsheh krimin.
“Nuk dua të merrem me menskinitetet e Bardhit. Ato nuk kanë lidhje me D-në, kanë lidhje vetëm me ata njerëz që duan të merren me tymnaja. Çdo njeri nëse ka fakte konkrete duhet t’i denoncojë, në të kundërt është bashkëpunëtor, ish-Ministri i drejtësisë duhet t’i dijë mirë. Prokuroria duhet ta thërresë nesër pasi ai fsheh krimi. Unë nuk merrem me këtë çështje. Kjo nuk ka lidhje me marrëdhëniet në PD. Ka lidhje me një person që ka problemet e veta”, tha Shehu.