Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Përplasja në xhami, juristja Balla: Ka hoxhallarë që vuajnë nga deliri i madhështisë, flasin kur s’u takon

09:42 / February 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
migena balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një video u bë virale dje në rrjet, ku fjala është për tensionet brenda xhamisë ”Dine Hoxha” në Rrugën e Kajavës. Besimtarët kanë ofenduar myftiun e Tiranës, Laurent Lulin dhe kanë tentuar ta përzënë. ”Gylenist, terrorist, nuk je myfti, je pushtues i pozicionit të myftiut, nuk të duam, je gylenist”,-ishin shprehjet fyese ndaj myftiut të Tiranës.

Juristja Migena Balla është shprehur se një pjesë e madhe e hoxhallarëve vuajnë nga deliri i madhështisë. Për të njerëzit nuk duhet t’i shohin këta hoxhallarë si idhuj dhe kur ata e kanë gabim, duhet ta pranojnë se ai gaboi.

“Ne si myslimanë e kemi totalisht të ndaluar të gjykojmë një person nga besimi i tij. Shumica e hoxhallarëve fillojnë e vuajnë nga deliri i madhështisë. Unë kam shkruar shpesh, e kam më shumë me komunitetin që fillon dhe i adhuron ata, sesa me vetë hoxhallarët. Ata të bëjnë çfarë të duan. Unë dua të sensibilizoj të gjithë njerëzit që ndjekin imamët se ne jemi njerëz dhe të gjithë bëjmë gabime. Kur një imam gabon, ne duhet thjeshtë të pranojmë që ka gabuar. Nuk do të thotë që janë njerëz të këqinj. Po të futesh në internet, shikon video që imamët futen të komentojnë në gjëra që nuk i takojnë. Por pozita e tyre si imam, kjo fama që i kanë mveshur, i bën ata komod të komentojnë lloj lloj gjërash. Kemi një imam që fyeu një nga futbollistët e Kombëtares që kishte një fe tjetër dhe më pas kërkoi falje”, tha Balla.

xhamia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.