Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përplasje mes Gjiknurit dhe Ballukut?! Ministrja rikthen drejtorin e shkarkuar për abuzime nga paraardhësi i saj

17:23 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Albpetrolit Kastriot Bejtaj.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Dritan Spahiu. më parë Spahiu ka mbajtur detyrën e drejtorit te politikave hidrokarbure, por është shkarkuar nga ish-ministri Damian Gjiknuri pas akuzave për abuzime.

Burimet kanë bërë të ditur se ndryshimi është në vazhdën e zhvendosjes së emrave nga postet drejtuese që janë në varësi të Ministrisë së Energjetikës. Madje shkarkimi i fundit i konsideruar dhe i papritur bëhet në momentet kur pritet të zhvillohet një tender për shitjen e 75 mijë ton naftë bruto me një vlerë prej 2.5 mld lekë, raporton Ora News.

Ndërkaq Kastriot Bejtaj është gjeofizikant i njohur, ish-drejtues i SHELL dhe Petromanas dhe ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë. AlbPetrol sapo ka miratuar planin strategjik të prodhim-shfrytëzimit, strukturën dhe planin e masave dhe për 2018 rezulton kompania shtetërore me fitimin më të lartë.

Albpetrol sh.a. është shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri e themeluar më 6 Prill të vitit 1999, e cila trashëgoi të gjitha asetet dhe vendburimet e naftës në Shqipëri. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Patosit ndërsa shoqëria ushtron aktivitetin e saj edhe në Zyrën e Përfaqësimit në Tiranë si dhe në qendrat e prodhimit në Fier, Ballsh, Kuçovë, Patos.

belinda balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestimi i 21 protestuesve, Gjykata e Tiranës jep vendimin: Dy prej tyre mbeten në arrest shtëpie. Lirohen 19 të tjerët

16:00 / July 5, 2026

Rama u drejtohet “flamingove”: Ju nuk ishit gabim, por protesta juaj u devijua dhe u përdor si alibi

15:20 / July 5, 2026

19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak

14:41 / July 5, 2026

Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

14:23 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.