Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përplasje para protestës. Deputeti i PD-së akuzon pronarin e linjës Peshkopi-Tiranë

17:34 / February 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Furgonet e Dibres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë nisur debatet dhe përplasjet para protestës së opozitës. Deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka akuzuar pronarin e linjës së mikrobusëve Peshkopi-Tiranë, Adil Cibaku se ka urdhëruar bllokimin e mjeteve të transportit për datën 16 shkurt 2019.


“Ky person, i cili është akuzuar publikisht, për aferat korruptive në raport me drejtuesit e mjeteve(shoferëve), të cilët kryejnë çdo ditë këtë rrugë, u merr dhe vazhdon tu marrë privatisht nga 500 mijë lekë të vjetra në muaj rryshfet shoferëve të kesaj linje. Së pari kërkojmë: Ndjekjen penale të këtij “Trimi” që guxon, pengon, abuzon qëllimisht me atë qe ia kanë dhuruar dhe jo merituar. Së dyti: I kërkoj urgjentisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Znj. Belinda Balluku, heqjen e licensës firmës “Ariu-Ariu” të përfaqësuar nga Adil Cibaku”, shkruan deputeti demokrat.

Pronari i linjës së transportit urban Peshkopi-Tiranë dhe kthim, ka hedhur poshtë akuzat e ligjvënësit nga Dibra dhe ka deklaruar se asnjë drejtues mjeti nuk është urdhëruar të mos udhëtojë drejt Tiranës. “Unë, u shpreh Cibaku, kam kërkuar nga shoferët të zbatojnë me korrektësi oraret e lëvizjes, sic është përcaktuar më parë. Zoti Gjunkshi hedh akuza të pavërteta. Unë e kam mbështetur PD-në dhe këtë e kam treguar ndër vite. Gjunkshi ka tentuar ta ketë ai këtë linjë transporti”, nënvizoi Adil Cibaku.

cibaku furgonet gjunkshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

President Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri

14:20 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.