Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Përplasje tek “Shëndetësia”/ Shehu: Bashkëjetesa nuk është familje. Ilir Metaj: Po çfarë është, tufë?!

17:03 / June 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1687175509xcapture 488
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, pati debat të fortë në diskutimin për miratim të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”’.

Debati filloi nga deputeti Tritan Shehu që insistoi të përjashtohej nga ndihmat sociale për çiftet që nuk janë lidhur në martesë por bashkëjetojnë.

Replikat:

Tritan Shehu: Këtu duhet të ndalojmë se ndryshe vëmë në diskutim ndryshimin e Kodit të Familjes. Është përcaktuar qartë aty çfarë quhet familje. Duhet ta kthejmë projektligjin pas në Komisionin e Ligjeve, ta shohin ata dhe kur ta qartësojnë të na i sjellin pas.

Florenc Spaho: Edhe unë jam dakord me profesor Shehun, nuk quhet familje bashkëjetesa.

Zheni Gjergji: Ka të drejtë profesori, duhet kthyer në Komisionin e Ligjeve.

Klodiana Spahiu: Ju lutem, nuk ka lidhje kjo që thoni, objekti i projektligjit është përcaktuar qartë.

Lindita Buxheli: Po pse çiftet që bashkëjetojnë prej vitesh dhe kanë edhe fëmijë, çfarë quhen?

Tritan Shehu: Nuk quhen familje…

Ilir Metaj:Po çfarë quhen? Tufë?

Me leje Kryetare, mundem? Tani po e bëjmë fiks “ u mbars mali…”Hodhi ai ( Tritan Shehu) një gur në lumë dhe ne tani… Njerëzit e zgjedhin vetë formën si lidhen e trashëgohen, me martesë apo bashkëjetesë. Patjetër që quhen familje dhe si e tillë, do përfitojnë nga shteti çdo shërbim shëndetësor, social apo tjetër, sikurse të gjithë.

Sa për këtë sqimën për formën e familjes, nga po këta njerëz që hodhën në erë përmbajtjen e familjeve atje në Gërdec, apo në 21 janar kur u morën jetën familjeve, lanë jetimë fëmijë, apo hodhën në erë fëmijë e prindër bashkë.

Si nuk u shqetësuan aspak për formën e familjeve atëherë…

Zheni Gjergji: Nuk ka lidhje fare kjo.

Ilir Metaj: Zonjë mos më ndërpri! Kur të mbaroj unë, mund të flasësh! Patjetër që ka lidhje dhe ky është këndvështrimi im! Mos më ndërpri..

Zheni Gjergji: Po,po…turp..

Ilir Metaj: Zonjë, turp është që ju po shkelni etikën duke më ndërprerë ndërsa jam duke folur.Në vendin tuaj do më vinte shumë turp. Po në fakt, nuk ka sesi të ndodhem ndonjëherë në vendin tuaj. Jemi shumë ndryshe.

Kryetare e hedhim në votim të lutem.

Klodiana Spahiu: Kalojmë në votim. Kush është pro miratimit?9 pro, 4 kundër, asnjë abstenim. Atëherë miratohet!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.