Analisti i njohur Arjan Konomi para shumë viteve e kemi parë si analist edhe në “Big Brother”.
I pyetur nëse pëlqen më shumë “Për’Puthen” apo “Big Brother”, Konomi e cilëson këtë të fundit si dashurinë e tij të madhe.
Të rinjtë e sotëm i sheh shumë ndryshe nga të rinjtë e “Big Brother”: “Janë më të shkathët, më egoistë, më të papërballueshëm.
Ndoshta sepse në “Përputhen” kanë kontakt me jashtë dhe bëjnë si diva ekrani ndërsa në “Big Brother” nuk e dinin çfarë bëhej jashtë dhe çfarë mendonin për ta”. ‘Për’Puthen është akoma në proces, jam duke e përjetuar, nuk e di s do vazhdojë por ‘Big Brother është dashuria ime e madhe”- rrëfen ai.
