Ne përiudhen e dimrit, gripi ose influenca është infeksioni viral që haset me shpesh. Sipas mjekut Elidian Behluli, gripi prek më tepër moshën pediatrike, moshën e tretë dhe ata pacientë që kanë imunitetin e dobët si pasojë e një sëmundje kronikë.
Cilat janë simptomat tek të rriturit?
Simptomat e zakonshme të gripit janë: temperaturë e lartë ,dhimbje koke, këputje, lodhje, ulje oreksi, rrjedhje hundësh, kollë e thatë.
Simptoma të tjera mund të jenë: dhembje barku, të vjella, diarre, të cilat mund të cojnë në dehidrim të organizmit.
Gripi është një patologji infective që transmetohet me anë të sekrecioneve orale.
Ata që janë të prekur duhet të reduktojnë kontaktet me njerëzit përreth, që të ulin incidencën. Tek kjo patologji ne mund të trajtojmë vetëm shenjat klinike sepse në përgjithësi kalon mirë dhe pa ndërlikime. Analgjezik për dhimbjen e kokës, antipiretik për temperaturën e lartë dhe përdorimin e sa më shumë lëngjeve dhe frutave me përmbajtje të vitaminës C. Antibiotikët duhet të jepen vetëm me konsultë të mjekut.
Në përgjithesi pacienti shkon tek mjeku kur gjendja e tij shëndetësore është agravuar. Pavarësisht se gripi është kalimtar, ai mund të japë ndërkilime të ndryshme dhe të rënda.
Cilat janë shenjat paralajmëruese për emergjencë tek femijët?
Temperaturë të lartë mbi 39 dhe që ulet me vështirësi.
Frymëmarrje e shpejtë ose probleme me frymëmarrjen.
Ndryshon ngjyrën e lëkurës.
Nuk konsumon ushqim dhe lëngje mjaftueshë.
Nuk është aktiv ose nuk bashkëvepron.
Rikthim të shenjave të gripit por me ethe dhe kollë të keqe.
Ethe me një skuqje të lëkurës.
Ngurtësim i qafës.
Të vjella me presion dhe të vazhdueshme.
Bëhet nervoz aq sa fëmija nuk dëshiron të mbahet as në krahë.
Çfarë rrezikojmë nga gripi?
Ndërlikimet më të shpeshta të gripit janë sinozitet , tonsilitet, purulente, bronshitet bronkopneumonia,encefalitet dhe sindroma Reino sidomos tek ata që përdorin aspirinën për temperaturë tek fëmijët. Gripi mund të çojë deri në vdekje. /Tirananews.al/
