Marredhie


Seksi është thelbësor për dashurinë tuaj kështu që mos lejoni që koha e kaluar në dhomën e gjumit të anashkalohet. Seksi është i nevojshëm për ju në shumë mënyra. Lërini prioritet atij dhe do të rigjeni pasionin në marrëdhënien tuaj.

Jeta me të vërtetë ndryshon kur bëheni prind. Kalimi nga faza e ” të martuar” në “prindër me fëmijë”, mund të jetë disi e lodhdhme. Është e natyrshme që të përfshiheni nga rutina e përditshme dhe të ndiheni të mbingarkuar dhe mund t’ju duket sikur kanë kaluar vite nga koha kur nuk keni kryer marrëdhënie me bashkëshortin. Por ndërsa jeni të zëna me punën si nënë, duhet edhe të rindërtoni marrëdhënien tuaj seksuale. Lidhja juaj do të forcohet.

Arsyet pse duhet të kryeni marrëdhënie:

 Mban shkëndijën ndezur në marrëdhënien tuaj

Seksi lëshon hormonin oksitocinë, gjë që ju bën të ndiheni mirë dhe më të lidhur me partnerin tuaj. Sa më shpesh ta ndjeni këtë dhe të dëshironi të  keni intimitet me të dashurin tuaj, aq më shumë ai do të jetë i përqendruar tek ju.

 Ushqim për shëndetin tuaj

Seksi është shesh lojërash për të rritur. A e dini se mund të digjni 80 kalori duke kryer gjysmë ore seks aktiv? Kështu që nëna të dashura nëse doni të humbni peshë, ja ku e keni zgjidhjen.

 Rrit sistemin tuaj imunitar

Harrojeni mollën, seksi çdo ditë ju mban larg mjekut. Nëse merrni çdo ditë dashuri do të keni të prodhuar imunoglobulinën, një lloj antitrupi që ndihmon në mbajtjen larg të infeksioneve bakteriale.

 Ngre vetëvlerësimin tuaj

Kur ndjehesh mirë me veten, ndihesh mirë me gjithë botën. Të qenit nënë ndryshon stilin e jetës tuaj dhe trupin tuaj në mënyra të ndryshme. Mund të vijë një kohë kur ju filloni të vini në dyshim pamjen tuaj, vlerën tuaj personale dhe ndonjëherë edhe identitetin tuaj. Por të ndihesh e dashuruar dhe e kërkuar nga bashkëshorti mund të bëjë një kthesë të madhe.

 Do të keni më pak stres

Performanca juaj e dhomës së gjumit mund të bëjë mrekulli për të ngritur humorin tuaj. . Seksi ul hormonin e stresit – kortizolin – tek gratë dhe gjithashtu ul tensionin e gjakut. Nëse mendoni se jeta ka marrë një kthesë tepër të bezdisshme, provoni të përmirësoni gjendjen shpirtërore dhe të flini më mirë gjatë natës me një jetë aktive seksuale.

 Ju ndihmon të qëndroni të rinj

Keni nevojë për më shumë arsye pse të bëni seks rregullisht? Nëna të dashura seksi është po aq i dobishëm sa produktet e shtrenjta të bukurisë. Kjo pasi ai ngre  nivelin e testosteronit dhe estrogjenit në trupin tuaj në mënyrë që lëkura juaj të duket e butë dhe rrezatuese. Edhe flokët tuaj përfitojnë duke u bërë më të trashë dhe më të ndritshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here