Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Përse në Angli vijon të ketë ka kaq shumë kabina telefonike kur tashmë të gjithë kanë celularë?

17:06 / November 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Angli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nqs dikush përmend kabina telefonike, menjëherë na vijnë në mendje kabinat e pafundme të kuqe në shtetin e Anglisë.

Po pse vallë ka kaq shumë kabina, kur secili e ka një celular?

Ndërkohë që telefonat celularë i kanë kthyer kabinat telefonike në të gjithë botën në një terren relikesh në rrezik, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur t’i mbrojë mijëra kabinat telefonike të saj të kuqe simbol.

Rregullatori britanik i telekomunikacioneve, Ofcom, ka miratuar rregulla të reja për të shpëtuar rreth 5.000 nga 21.000 kabina në vend – të njohura si kabina telefonike në Mbretërinë e Bashkuar – për shkak të faktit se ato përdoren ende, veçanërisht gjatë emergjencave, shkruan The Associated Press para disa ditësh.

“Disa nga kabinat telefonike që ne synojmë të mbrojmë përdoren për të kryer një numër relativisht të vogël telefonatash”, tha për AP, drejtuesja e Konektivitetit të Ofcom, Selina Chadha. “Por nëse një nga ato telefonata është e një fëmije në vështirësi, një personi që ka pësuar aksident apo dikush që po mendon vetëvrasjen, ajo linjë telefonike publike mund të jetë ende një shpëtim në një moment shumë të vështirë. Ne duam të sigurohemi që edhe njerëzit pa rrjet mbulimi, shpesh në zonat rurale, të mund të bëjnë ende telefonata”.

Telefonat me pagesë që do të mbrohen do të jenë në ato rajone me pak apo asnjë shërbim telefonik, si dhe në zona që janë pika të nxehta për aksidente apo vetëvrasje. Çdo kabinë prej së cilës janë kryer më shumë se 52 telefonata në vitin e fundit do të ruhet gjithashtu.

Nga maji i 2019-s deri në maj të 2020-s janë kryer rreth 150.000 mijë telefonata nga telefonat me pagesë drejt shërbimeve të emergjencës, dhe 45.000 të tjera janë bërë drejt linjave për ndihmë, si Samaritans, një organizatë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë që ndihmon ata të cilët kanë nevojë për mbështetje emocionale apo janë në rrezik vetëvrasje.

Thuajse gjysma e kabinave telefonike në Mbretërinë e Bashkuar janë hequr, sipas grupit BT (i njohur më parë si British Telecom) dhe më shumë se 6500 po përdoren për një qëllim të ri, nëpërmjet nismës Adopt a Kiosk, ku grupe komunitare të autorizuara mund të blejnë një të tillë për 1 paund.

kape barako coffee shop

Ndërsa disa shërbejnë për shpëtimin e jetës në mënyra të tjera, si ruajtja e defibrilatorëve publikë, në Lowesëater, të tjerë përdoren në forma më krijuese.

Një kabinë e kuqe në Warley, West Yorkshire, u shndërrua në Muzeun më të Vogël në Botë.

Një tjetër kabinë në North Yorkshire, i blerë nga komuniteti i Settle, u shfrytëzua në vitin 2013 nga bateristi i Queen, Brian May, për një ekspozitë.

Kabina e kuqe telefonike në Green në Hunsworth është shndërruar në një vend për shkëmbimin e librave.

angli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zendaya dhe Tom Holland martohen për herë të dytë!

18:41 / August 7, 2026

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.