TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

9 këshilla për t’i bërë për vete njerëzit

23:59 / June 6, 2023

Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme në radhët e PS dhe opozitës

23:45 / June 6, 2023

Dhunë dhe torturë ndaj qytetarëve, arrestohen pesë oficerë policie

23:38 / June 6, 2023

Deputeti i PDK: Kosova, kriza e dytë e sigurisë në botë pas Ukrainës

23:27 / June 6, 2023

Ja cilët janë të propozuarit e Qeverisë për ambasadorë në Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara

23:16 / June 6, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Përse studentët sot, nuk duhet të ndjehen të dështuar?

19:07 / January 7, 20194 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Ajo që sot ngjan si dështim I protestës studentore, në fakt është dështim I rradhës I opozitës. Protesta e sotme, përveçse ishte e sforcuar dhe u paralajëmërua si një protestë opozitare, ku do merrnin pjesë shtresat e pakënaqura të shoqërisë, në fund përfundoi dhe si organziim opozitar, kryesisht I strukturave aktive të LSI dhe disa hajdutëve të njohur që tashmë fshihen nën maskën e shoqërisë civile.

Studentët nuk dështuan në protestën e tyre. Në fillim të Dhjetorit ata mbushën rrugët e Tiranës, pa pasur nevojë për banditë që të mbyllin me drynë dyer fakultetesh, pa pasur nevojë për hajdutë të dënuar nga gjykatat dhe të pushuar nga puna nga amdinistrata si të korruptuar, dhe mbi të gjitha pa pasur nevojë për thirrjet e Berishës, drynat e Argitës, kushtrimin e Monikës, dhe leksionet se si mund të vjedhësh nga Besian Pesha.

Ata dolën vet, tronditën qeverinë, mbushën me shpresë shoqërinë dhe detyruan qeverinë të shkarkonte gjysmën e ministrave dhe të ofronte një paketë reale për të hedhur vetëm hapin e parë në ndryshimet që duhet të pësoj Univeristeti drejt një arsimi cilësor.

Studentët e fituan betejën e tyre pasi e rrëzuan gjysmën e qeverisë me frymëne  tyre të protestës dhe e detyruan atë të kthej seriozisht sytë nga e ardhmja e arsimit të lart në Shqipëri.

Kjo që ndodhi sot, nuk ishte dështim I tyre, por përsëritja  dështimit të opozitës, e cila pasi lëpiu buzët nga kënaqësia e suksesit studentor, zgjati duart mbi të, për ta shijuar suksesin e tyre dhe provoi sërisht shijen e hidhur të dështimit.

Protesta e sotme kishte disa elementë të sforcuar të një proteste, që nuk ka lidhje me stduentët.

Kur studentët dolën në fillim të Dhjetorit, nuk kyçën dyertë, por hapën dyertë dhe dolën në shesh. Nuk kishte nevojë që dikush të kyçte fakultetet se dolën vet në rrugë. Sot disa ushtarë të Sali Berishës dhe LSI, duke ngritur gishtin lart si ushtarë të ISIS, ose idhtarë të Argitës, kyçnin dyer fakultetesh, dhe kërcënonin studentë.

Parrullat e sotme të shpalosura në emër të studentëve, ishin po ashtu jashtë natyrës studentore. Ajo parrulë paçavure,  që shumëkënd bëri entuaizst varur në korupsin qëndror të Univeristetit, duket se ishte produkt I një mendje të mykur jo studentore, nga ata fosilet që rrinë në oborrin e PD, dhe që dyshojnë se liria e vitit 1990 ishte produkt I “konspiracioneve të Katovicës” një teori konspirative, e shpikur nga ata që nuk kanë çfarë ti bëjnë Saliut që u ka marrë PD dhe ankohen për Katovicën. Studentët e sotëm, kam bindjen se as nuk dinë fare për çfarë bëhet fjalë kur dikush ua mbulon Universitetin me një parrullë kundër Katovicës. Teoria konspriative e Katovicës është alibia për çdo dështak të këtij vendi, që nuk ja ka dal dot dhe gjen arsye kozmike. Dhe mos më thoni që është e këtyre studentëve, që në shumicë kanë lindur pas vitit 1996, kur Berisha vodhi për herë të parë masivisht vota dhe shkatërroi ëndrrën e demokracisë në Shqipëri.

Sot në protestë nuk ishin stduentët pa dallim bindje politike siç ishin në fillim të dhjetorit, por ishin një grup studentësh militantë të forumeve partiake opozitare. Biles dhe prej atyre, ata më të zellshmit që nuk kanë punë me shkollën. Si të tillë, ata nuk mund të përfaqësojnë dështimin e protestës studentore, por dështimin e partive të tyre për të përdorur studentët si një maskë në luftën për pushtet.

Sot nuk dështoi protesta e studentëve, por përpjekja e opozitës për tu fshehur pas protestës së studentëve. Studentët meritojnë respekt, që ditën të ndajnë kauzën e trye nga kauza e opozitës, duke lënë në rrugë të vetmuar, ato fytyra që  na kujtojn ëtë gjithëve kush e katandis arsimin në këtë gjëndje dhe kush kërkon të rikthehet në pushtet duke përdorur studentët, që pikë së pari janë viktima të tyre.

studentet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

22:40 / June 6, 2023

Arrestimi Vangjush Dakos, flet avokati: Nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg

22:17 / June 6, 2023

Ja sa vite burg rrezikon të dënohet ish kryebashkiaku Vangjush Dako

22:05 / June 6, 2023

Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të prokurorit që e çoi Vangjush Dakon në pranga

21:55 / June 6, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

22:40 / June 6, 2023

Arrestimi Vangjush Dakos, flet avokati: Nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg

22:17 / June 6, 2023

Ja sa vite burg rrezikon të dënohet ish kryebashkiaku Vangjush Dako

22:05 / June 6, 2023

Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të prokurorit që e çoi Vangjush Dakon në pranga

21:55 / June 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

9 këshilla për t’i bërë për vete njerëzit

23:59 / June 6, 2023

Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme në radhët e PS dhe opozitës

23:45 / June 6, 2023

Dhunë dhe torturë ndaj qytetarëve, arrestohen pesë oficerë policie

23:38 / June 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.