Në fakt dhe mjekët e thonë se shqetësimi më i madh i të prekurve me COVID-19 është fakti që ata janë vetëm.
Dhe ky moment e tregon më së miri këtë fakt të trishtë, ku një i prekur me koronavirus po transferohet drejt sanatoriumit dhe familjarët e tij mundet vetëm t’i përshëndesë me dorë nga larg. Pamjet mundësohen nga gazetari i Nevvs 24 Erjon Skëndaj.
Ndonëse me karrocë dhe i lidhur me aparaturën e oksigjenit ai ka përshëndetur familjarët nga larg me dorë dhe më pas është hipur në ambulancë. Sipas bluzave të bardha, pacienti është në gjendje stabile.
