Banorët e Astirit po përplasen fizikisht me policinë ndërsa ish-deputeti i PD Klevis Balliu është shoqëruar nga uniformat blu në furgonin e efektivëve.
Balliu, i tensionuar ka nxjerrë gjysmën e trupit nga xhami i pasmë i furgonit, me dy gishtat lart duke bërtitur: Liri Demokraci, liri demokraci.
Pamjet tregojnë situatën tejet të rënduar që vazhdon me konfrontime fizike mes banorëve e policisë.




