Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përshtatën lokalin në Laç për t’u shitur kanabis të miturve, në pranga pronari dhe kamerieri

16:59 / June 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 99c6582202d95a1e21215158a8aedfdb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aldo Gjergji dhe Gernato Struga, përkatësisht 25 dhe 22 vjeç,  janë arrestuar nga Policia e Kurbinit, pasi kishin përshtatur një lokal në Laç për shitjen në doza të kanabisit.

Kurbin/Finalizohet pas një hetimi 6-mujor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar

“Ndërthurja”. Kishin përshtatur një lokal në Laç, për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe për lojëra me kompjutera nga të mitur dhe të rinj, vihen në pranga 2 shtetas (pronari i lokalit dhe një kamerier në këtë lokal). Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Në bazë të informacioneve të siguruara për përshtatjen e një lokali në Laç, për shitje të lëndës narkotike cannabis sativa në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë iniciuan një procedim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për arrestimin e shtetasve përgjegjës.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera me metoda proaktive, për një periudhë 6-mujore, nga struktura hetimore e hetimit të narkotikëve në mbështetje edhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Lezhë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërthurja”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Gj., 25 vjeç dhe G. S., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Gjatë kontrolleve në lokalin në pronësi të 25-vjeçarit dhe ku punonte kamerier shtetasi G. S., në lagjen nr. 3, Laç, lokal i përshtatur nga këta shtetas me kompjutera me lojëra për të mitur dhe të rinj, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kanabis lac
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.