Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përshtati magazinën në një “shtëpi bari”, arrestohet 62-vjeçari në Shkodër

16:28 / June 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 shpi 1648471250
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 62-vjeçar. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për kultivim të kanabisit dhe vjedhje e energjisë elektrike.

Në magazinën e 62-vjeçarit, u gjetën 90 bimë kanabisi, të cilat u shkatërruan nga policia.  

Njoftimi:

Malësi e Madhe, Shkodër/Megaoperacione paralele në të gjithë qarkun, kundër kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Vijon faza e 10-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 62-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të kësaj faze të megaoperacionit. I ndaluari, në bashkëpunim me vëllanë dhe bashkëshortet e tyre, kishte përshtatur një magazinë për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave. Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë vijuar intensivisht kërkimet dhe veprime të tjera procedurale dhe hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të goditura gjatë megaoperacionit antidrogë të koduar “Qarku”, si dhe për kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të tij.

Si rezultat, në vijim të fazës së 10 të këtij megaoperacioni, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim U. V., 62 vjeç, banues në fshatin Jeran. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar ndaj 62-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Më 7 dhjetor të vitit 2022, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, Policia e Shkodrës zbuloi në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, një magazinë të përshtatur nga shtetasit U. V., Gj. V. (shtetas ende në kërkim, vëllai i shtetasit U. V.), F. V. dhe M. V. (bashkëshortet e 2 vëllezërve), për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa, me anë të llambave. Si rezultat i kësaj faze, u arrestua shtetasja F. V., u proceduan penalisht shtetasja M. V. dhe 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe u sekuestruan 90 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe pajisje të ndryshme elektrike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkoder shtepi bari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.