Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Personat me aftësi të kufizuar në Durrës, dalin në protestë para Bashkisë: Duam kompensimin

11:57 / July 18, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ezgif 3 bf2dbe0461
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë kanë dalë në një protestë para Bashkisë së Durrësit, personat me aftësi të kufizuara, të cilët po përballen me një situatë të rënduar ekonomiko-sociale veçanërisht gjatë këtij viti, kur kriza ekonomike ka prekur më shumë se këdo këtë kategori sociale që ndihet e diskriminuar dhe pa mbështetje.

Të organizuar në shoqatën ”Shpresë për të verbrit”, ata protestuan para bashkisë së Durrësit për të denoncuar mungesën e mbështetjes financiare nga kjo bashki në këtë kohë të vështirë.

“Protestojmë para bashkisë Durrës për të denoncuar këtë bashki për mospagesën e kompensimit të energjisë elektrike që nga janari 2022. Janë 7 muaj që të verbërit nuk marrin këtë kompensim. Kemi kërkuar vazhdimisht takim, por kryetarja nuk ka denjuar të na presë. Me ligj ky kompensim duhet të jepet çdo muaj. Denoncojmë dhe mosdhënien e shtesës së energjisë elektrike që është për fashën tonë që nga 2015. I jemi drejtuar dhe komisionerit për diskriminimin. Kemi dhe shumë probleme të tjera”.

Nëse nuk do të marrin përgjigje, të verbrit paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre dhe përfitimin e kompensimit dhe shtesave të mohuara deri më tani.

aftësi të kufizuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.