Sa më shumë të lexojë një fëmijë, aq më shumë fjalor të pasur do të ketë, do të zgjerohet fantazia e tij, do të bëhet më i ditur, do i shtohen ëndërrat apo objektivat në jetë etj.
Gjithmonë studimet shkencore flasin për ndikimet pozitive që sjell leximi tek fëmijët.
Përzgjedhjet që janë bërë nga Amazon, Goodreads, Times, The Guardian, The Neë York Times, iu rekomandohen edhe prindërve shqiptarë.
“Harry Potter dhe Kupa e Zjarrtë” nga J. K. Rowlling
Harri, një magjistar adoleshent, dëshiron të largohet nga njerëzit e ligj dhe të shkojë në Kupën e Botës së Kuidiçit me Hermionën, Ronin dhe Uezlit. Ai ëndërron për Kërkuesen e Korbziut, Ço Çangun, dashurinë e tij. Në shkollën magjike ku do të shkojë do të përballet me një sërë vështirësish…
“Na ishte njëherë”nga Jakob Grimm dhe Wilhelm Grimm
Edhe pas shumë shekujsh, i çon lexuesit në një botë misteresh dhe çudirash. I tillë në fakt është edhe ky libër. Ai është ndër më të këshilluarit për fëmijë. Blijeni edhe ju për fëmijën për fëmijën tuaj. Ky i fundit do ta adhurojë.
“Rreth botës në 80 ditë”nga Zhyl Vern
Phileas Fogg vë një bast prej 20 mijë paundësh me kolegët e tij se mund të udhëtojë përqark globit në vetëm 80 ditë. Ai këmbëngul se nuk do ta humbasë bastin.
“Pinoku” nga Karlo Kolodi
Krijesa prej druri e zdrukthtarit Geppeto në një fshat në afërsi të Firences, jo vetëm arrin të flasë, por edhe të dojë dhe të ëndrrojë, vetëm se … gënjen shumë.
“Çarli dhe fabrika e çokollatës” nga Roald Dahl
Ai është një nga 5 fëmijët fatlumë që kanë fituar një biletë hyrëse për tek një fabrikë çokollate…a