Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia zvicerane gjatë punës. Shkak për këtë ka qenë një kontroll i befasishëm në ambientun e punës ku është zbuluar se punonin në mënyrë ilegal.
Sipas kapo-zh.ch, policët kantonalë mes orës 9 dhe 10 të mëngjesit të të enjtes kanë bërë kontrollimin e një kantieri ndërtimi në Richtersëil të Cyrihut, shkruan kapo-zh.ch.
Ata kanë konstatuar se pesë burra që i janë nënshtruar kontrollimit, ndodheshin me qëndrim ilegal në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Ata po ashtu ishin duke punuar ilegalisht në kantierin në fjalë.
Pesë personat e arrestuar janë meshkuj të moshës 19 deri 33 vjeçare, të gjithë shtetas të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Punëdhënësi i tyre ishte një shtetas 52 vjeçar i Maqedonisë së Veriut, banor i Kantonit Schëyz. Ndaj tij është ushtruar kallëzim penal në prokurori për punësim pa leje të të huajve.
