Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Peshëngritje/ Shqiptari Briken Calja konfirmohet kampion Europe në shkëputje

19:31 / April 9, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
77
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kampioni i Europës në peshën 69 kilogramë, Briken Calja, vinte në Europianin e Batumit me një bast të madh për veten, duke garuar në peshën 73 kilogramë. Por pak rëndësi ka kjo, pasi talenti nuk bëhet ujë dhe shtërmenasi i ekipit kuqezi shkëlqen në pedanë në stilin e shkëputjes.

Calja hyri në garë me 151 kilogramë, duke bërë një provë mjaft të bukur. Bjellorusi Likharad ngre 153 kg dhe e detyron Caljen ta ngrejë shtangën në 156 kilogramë, dhe ta çojë me sukses duke vendosur një rekord personal. Likharad kërkon ta barazojë Caljen, por dështon dy herë në 156 kilogramë dhe Calja automatikisht shpallet kampion i Europës.

Gjithsesi për Brikenin ka dhe një provë të tretë, por tashmë, me medaljen e artë të siguruar, synon rekordin europian me 160 kilogramë, por nuk ia del dot mbanë. Në përfundim të garës, Briken Calja e mbyll i pari me 156 kilogramë, në vendin e dytë bjellorusi Likharad me 153 kilogramë dhe i treti bullgari Andrev me 153 kilogramë, por me peshë trupore më të madhe sesa bjellorusi.

kampion Europe në shkëputje Peshëngritje Shqiptari Briken Calja tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.