Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Peshkopi shqiptar nga Shkodra dhe kanali i Suezit

18:57 / May 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
75402180 10215774339447262 371600162428026880 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Bedri Zenel Islami

Kanali i Suezit është hapur në kohën kur shtetin e madh të Egjiptit e sundonte dinastia e shquar shqiptare e Mehmet Ali Pashë Shqiptarit.
Shqiptarët në shekuj kanë lënë gjurmë të çuditshme dhe të mrekullueshme në histori, madje sipas një paradoksi historik, ende të pasjeguar, kanë lënë gjurmë shumë më të mëdha në historinë e popujve të tjerë.
Mehmet Ali Pashë Shqiptari , themelues i Egjiptit modern, erdhi në pushtet në vitin 1805, kishte lindur në një familje nga Durrësi, e cila, më pas, u shpërngul në qytetin bregdetar të Kavallës në Greqi.
Ai kishte një karierë marramendëse dhe familja e tij në vitin 1841 u shpall dinasti mbretërore.
Po çfarë lidhje kishte peshkopi shqiptar nga Shkodra, Luigj Çurçija me kanalin e Suezit.
Pak vetë e dinë, por Meshën e Bekimit të hapjes së Kanalit të Suezit e ka bërë peshkopi shqiptar nga Shkodra, Luigj Çurçija, Vikar i papës, i cili me urdhër të Papës dhe i deleguar i tij, bëri bekimin e bashkimit të ujrave të Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq, pikërisht me 19 nëntor, ora 17, në vitin 1869.
Pra, Bekimi i Bashkimit të Ujrave dhe Hapjes së Kanalit është bërë nga një peshkop shkodran, shenjë e virtytit dhe urtësisë së fisit të shquar.
Interesante do të ishte të gërmohej në arkivat përkatëse, nëse Bekimi i Bashkimit të detrave nga një peshkop shqiptar ishte kërkesë e sundimtarëve shqiptarë të Egjiptit, apo një zgjedhje e papatit të Romës.
Piktori francez Jean leon Gerome, i pranishëm në hapjen e kanalit, ka bërë 15 piktura të mëdha me temën e shqiptarëve në Egjipt, ku ndër më të rëndësishmet janë , “Garda Shqiptare në Kajro”,
Shqiptari duke tymosur nargjile
Shqiptarët luajnë shah,
Rrugë në Kajro me shqiptarë,
Shqiptarët duke kaluar me karvanë shkretëtirën,
Shqiptarët në kajro,
Portreri i oficerit shqiptar,
Shqiptarët që trnasportojnë me një varkë në Nil në të burgosur,
Një oficer shqiptar,
Shqiptarët duke u falur në xhami, etj.
Sidoqoftë , ajo që mbetet ende është Bekimi i Madh i peshkopit shqiptar në Kanalin e Suezit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.