Ditën e sotme në bregdetin e Drimadhës është parë një specie e rrallë peshku që ka rrezikuar jetën e pushuesve. Bëhet fjalë për peshkun e quajtur ‘Shpatë’, që është parë shumë pranë bregut.
Ndërkohë në videon e siguruar nga Report Tv, shihet një persona i cili arrin ta kapë dhe ta nxjerrë në breg. Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga peshku ‘shpatë’.
Ky llojë peshku rritet në thellësi në det, dhe përmasat e tij kur arrin pjekurinë janë shumë të mëdha. Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar këtë peshk që të dalë kaq afër bregut duke u bërë edhe një rrezik për pushuesit.
