“The Handke Project”, kjo është shfaqja e regjizorit Jeton Neziraj që premierën e saj e pati dy vite më parë, por vënia në skenë së fundmi në Paris, solli reagimin e menjëhershëm të avokatit të shkrimtarit Peter Handke që fitoi çmimin Nobel në Tetor të 2019.
Në këtë letër, drejtuar Theater Studio, studioja ligjore e Handke i kërkon teatrit të fshijë pjesët ku Peter Handke cilësohet si shkrimtar që ka mohuar dhe minimizuar krimet e Millosheviç.
Madje, letra drejtuar teatrit, i kujton drejtuesve një rast të përsëritur me një media franceze që ka pretenduar të njëjtën gjë por që është përballur me ta në rrugë ligjore.
Por për çfarë flet shfaqja “The Handke Project?
Përpara këtij fakti, regjizori zgjodhi që këtë letër ta bënte pjesë të teatrit, edhe pse për të qartazi kjo ishte një përpjekje për të kontrulluar atë që quhet art.
“The Handke Project” ka shëtitur në dhjetra teatro në qytete të tjera europiane, ku në disa është mirëpritur dhe në disa të tjera ka ngjallur reagime, siç ndodhi në Beograd.