Kreu i PS të Fierit, njëherësh zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka vijuar takimet me strukturat në kuadër të organizimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.
Përmes një statusi në rrjetet sociale teksa ka ndarë detaje nga takimi që ka pasur me të rinjtë socialistë, zoti Koçi ka dhënë një mesazh domethënës, duke u shprehur se zyrtarët dembelë që marrin rrogat qyl infektojnë brezin e ri.