Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Petullat që i ka provuar edhe kryeministri dhe fiksimi i Linda Ramës

21:10 / July 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vuno
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Vuno ndodhet një grua që gatuan disa petulla shumë speciale. Ajo është zonja Lula është kthyer prej vitesh një pikë referimi në qendër të Vunoit. Petullat e saj i kanë shijuar në masë turistët e huaj.

“Ngelen të mahnitur se është një gjë e veçantë. Bëjnë edhe në vend tjetër, por këto u shijojnë më shumë dhe më flasin nga makina. A ke brumë teta që të kthehemi? Po u them, në çdo orë dhe në çdo moment. I kam mbajtur gjatë gjithë ditës deri në orën 10-11 që punoj. Nuk ka shans që të kalojë dhe të mos kërkojë nëse i ka provuar ndonjëherë.

Njëherë kisha një çift italian. Kishin kaluar gjithë bregdetin dhe i prunë fëmijët këtu. Kur ikën në Itali morën në telefon. “Kaluam të gjithë Shqipërinë thanë, por atë darkë që hëngrëm në Vuno e vlerësojmë shumë se kishte diçka të veçantë. Pak e nga të gjitha, shumëllojshmëri”, tha ajo.

Zonja Lula tregoi se punon me gjëra bio të fshatit. Ajo punon prej disa vitesh aty dhe çmimet i ka ulëta. Lula rrëfeu për ABC News sekretin se si i bën petullat.

“Unë mundohem të mos i fus kos, gjëra të rënduara ose vezë. Përpiqem në gatime të tjera se çdo gjë bëhet me vezë. Puna është të bësh diçka pa futur vezë. I hedh pak kripë, pak maja, pak uthull që të bëhet brumi elastik dhe të mos pijë shumë vaj”,tha ajo.

Pikërisht prej shijes shumë të mirë të këtyre petullave ajo ka edhe një klient special. Ai është kryeministri Edi Rama, i cili ka ndaluar shpesh te zonja Lula për të ngrënë gatimet e saj.

“Kaloi kryeministri ishte me gjithë Lindën. Ishin me pushime. Lula çkemi si je? Mirë i thashë unë. Jam me Lindën tha do na bësh ndonjë gjë. Unë i bëra dy petulla, pak ullinj… Një ditë tjetër më thërret prapë me një mik nga Kosova. Lula si je tha, a ka nga ato që bëre një ditë që unë të kthehem? Po ore i thashë. Dhe u kthye me kënaqësi. Kryeministri, të televizionit si ju, kush e ka provuar gjithnjë ka kërkuar”, përfundoi ajo./abcnews



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026

Konflikti në Durrës, AMP heton marrëdhënien e efektivit të policisë me Denis Tafilin

14:22 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.