Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pezullohen 4 policë nga detyra, tentuan të kalonin drejt Anglisë me letra false të ëmën e ish-policit të vrarë. Pjesë edhe nusja police në Tiranë

17:36 / February 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka pezulluar nga detyra punonjësen e Policisë, Matilda Bilali, gruan e ish-policit të vrarë më 30 janar 2019, në zonën e Selitës. Bashkë me Bilalin, janë pezulluar nga detyra edhe: Liri Sinakoli, Aranit Dibra dhe Arta Mamani. SHÇBA njofton se të 4 efektivët e Policisë, kanë tentuar të kalojnë shtetasen K.B me pasaportë të falsifikuar jashtë vendit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se K.B është e ëma e ish-policit të vrarë. Nusja e Bilalit ka kërkuar ndihmën e kolegëve për të kaluar vjehrrën drejt Anglisë, një vit pas vrasjes së të shoqit. Specialistja e Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është pezulluar nga detyra, ndërkohë që janë ende të paqarta motivet, pse e ëma e Arben Bilalit do të shkonte me letra false në Mbretërinë e Bashkuar.

Arben Bilali ish polici i vrarë dhe Matilda Bilali punonjësja e pezulluar nga detyra

NJOFTIMI I PLOTË:

Pas një hetimi pro-aktiv të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, me vendim të Gjykatës janë caktuar masat e pezullimit të ushtrimit të detyrës për punonjësit e Policisë: L.S., me detyrë në DPPSH; M.B., me detyrë në DPPSH; A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas; A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas. U vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen K.B. Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë. SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë çdo shkelje të punonjësve të Policisë në numrin falas 0800 90 90.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri përfshin parcelën me ullinj në Cërrik/ Flakët rrezikojnë banesat, në terren forca të shumta zjarrfikëse

13:57 / August 16, 2026

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë

13:09 / August 16, 2026

Zjarret/ 43 vatra në 24 orët e fundit, 10 mbeten aktive në disa zona të vendit

12:49 / August 16, 2026

Tritol në derën e një banese në Fushë-Krujë, flakët përfshijnë edhe makinën e pronarit

11:10 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.