Punonjësit e policisë dy netë më parë kanë tentuar që të fusin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut. Ende nuk mësohet sasia e drogës, por dihet se rasti është zbuluar nga Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm, të cilët pas mësimit të rastit pezulluan nga detyra policët e burgut.
Po ashtu pritet të mësohet se nga e kanë marrë drogën efektivët e policisë së burgut, dhe për cilin të dënuar ishte lënda narkotike.
